31-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë në Tiranë

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 13:05
31-vjeçari tenton të vetëdigjet me benzinë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 31 vjeçar ka tentuar të vetëdigjet me benzinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë te Kthesa e Kamzës.

Personi në fjalë ka marru lëndime, ku edhe ka marrur trajtim mjekësor.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.06.2023, rreth orës 11:40, në afërsi të një qendre tregtare te kthesa e Kamzës, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse dyshohet benzinë shtetasi E. M., 31 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e djegie-plastikës për mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)