Guvernatorja e Ajovës: Kontributi i FSK-së për paqe, forcë e trajktore e Kosovës

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 13:57
Guvernatorja e Ajovës: Kontributi i FSK-së për paqe, forcë e trajktore e Kosovës

Guvernatorja e Ajovës, Kim Reynolds, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi lart përkushtimin në vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Ajovës në fusha të ndryshme, jo vetëm në atë të sigurisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Guvernatorja Reynolds, shtoi se çmon angazhimet dhe bisedimet për mundësitë e shumta për ta thelluar e zhvilluar partneritetin 10- vjeçar.

“Popujt tanë janë gjithnjë e më afër. Marrëdhëniet tona speciale janë të ndërtuar mbi një themel të fortë në partneritet të sigurisë ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe të FSK-së, që vazhdon të lulëzojë edhe tani”, deklaroi Reynolds.

(Kosova Sot Online)