Abdixhiku: Sjelljet e Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 14:04
Abdixhiku: Sjelljet e Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtar

Lirimin e tre zyrtarëve policor duke e quajtur rrëmbimin e tyre akt të agresionit luftënxitës, e ka mirëpritur lajmin  kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku falënderoi miqtë ndërkombëtarë, ku tha në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë.

“Sot, falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre”, ka thënë Abdixhiku përmes një postimi në faqen zyrtare të LDK-së.
Partia në fjalë ka dënuar sjelljet e Serbisë duke i ka quajtur agresive.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”.

(Kosova Sot Online)