Burri që humbi gruan dhe djalin nga përmbytjet në Pejë: Për 30 sekonda u mbush gjithë shtëpia me ujë

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 14:41
Burri që humbi gruan dhe djalin nga përmbytjet në Pejë: Për 30 sekonda u mbush gjithë shtëpia me ujë

Mirsada Ademaj dhe djali i saj humbën jetën të shtunën si pasojë e përmbytjeve në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dritan Ademi cili humbi djalin dhe gruan ka rrëfyer se për pak sekonda shtëpia e tyre u mbush me ujë.

“Fëmijët i kam kapur në dorë, unë njërin, babi mori vajzën e vogël, shoqja kapi djalin që tashmë nuk është, s’di të ta shpjegoj më shumë, jam munduar t’i shpëtoj të gjithë, pastaj na zuri dhe korrenti, aty e kam humbur komplet ekuilibrin dhe s’kam ditur as ku jam. Për 30 sekonda u mbush gjithë shtëpia me ujë,” – tregoi ai.

Ndërkaq, Dritani tha se për 3 herë kishte mundur ta shpëtonte të shoqen, por herën e fundit kur kishte kthyer kokën atë e kishte marrë rrjedha dhe u gjet 3 banesa më tej e vdekur.

(Kosova Sot Online)