Ky burrë vrapon 100 metra me këpucë me taka të larta

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 20:24
Ky burrë vrapon 100 metra me këpucë me taka të larta

Një rekordmen serial nga Spanja i shtoi një titull të ri emrit të tij duke vrapuar në një sprint 100 metra teksa në këmbë kishte taka të larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Christian Roberto López Rodríguez, 34 vjeç, i veshi këpucët stileto me taka 7 centimetra dhe vrapoi 100 metra për 12.82 sekonda.

Ai e mori Rekordin Botëror Guinness nga André Ortolf, i cili vrapoi 100 metra me taka të larta për 14.02 sekonda më 2019.

“Përgatitja ishte shumë shteruese dhe specifike”, tha Rodríguez për Guinness World Records. “Më duket shumë sfiduese të jesh në gjendje të vraposh me taka të larta me shpejtësi të madhe.

“Në Spanjë ka gara të tilla dhe ato gjithmonë kanë shkuar mirë për mua”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)