Aksident në Kamenicë, vdes një polic derisa një tjetër lëndohet

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 16:23
Aksident në Kamenicë, vdes një polic derisa një tjetër lëndohet

 Një zyrtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur ndërsa një tjetër polic ka pësuar lëndime të rënda trupore, në një aksident trafiku në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20  ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës  dhe një veture civile”, tha ai.

Një zyrtar i PK-së ka vdekur si pasojë e lëndimeve, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit.

“Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal.  Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, tha Hashani.

(Kosova Sot Online)