Dy vëllezërit që u vranë në Gjakovë do të varrosen nesër

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 17:00
Dy vëllezërit që u vranë në Gjakovë do të varrosen nesër

Varrimi i dy vëllezërve që u vranë mbrëmjen e së dieles në fshatin Madanaj të Gjakovës, do të bëhet nesër më 27 qershor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi u bë nga familjarët e tyre.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 15:00, në fshatin Madanaj.

Të dielën në këtë fshat u vranë dy vëllezërit Islamaj.

Dyshohet se deri tek ky rast ka ardhur si shkak i një konflikti pronësor.

I dyshuari për vrasjen e tyre, u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës, i cili u gjet i lënduar nga ana e policisë.

(Kosova Sot Online)