Borrell: Zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 17:06
Borrell: Zgjedhjet duhet të mbahen në veri të Kosovës

Për çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian, shefi i diplomacisë së Bashkimit Euruopian, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Borrell tha se ministrat e Jashtëm kërkojnë të gjendet një zgjidhje për krizën në veri dhe tha se pasi Serbia i liroi tre policët e Kosovës, hapi i radhës është të bëhet gjithçka për t’i mbajtur zgjedhjet e reja.

Ai tha se “shtetet anëtare do të marrin masa nëse është e nevojshme”.

“Shtetet anëtare mbeten të gatshme të marrin masat nëse nuk shihet përparim”, theksoi Borrell.

“Ne ramë dakord që zgjedhjet duhet të mbahen”, tha ndër tjerash Borrell pas diskutimit me ministrat e jashtëm të BE-së, dhe përmendi se në to duhet të marrin pjesë edhe serbët.

“Zgjidhja tjetër mund të vijë vetëm nga zgjedhjet e reja. Dhe kjo është ajo që duhet të bëjnë të dyja palët”, tha ai.

Borrell tha se shtetet anëtare i kanë nënvizuar “shqetësimet e forta” për tensionet e vazhdueshme në veri.

“Shtetet anëtare, dua ta theksoj, shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës”, tha kryediplomati eurpian, duke transmetuar kërkesën e tyre për shtensionimin e situatës.

(Kosova Sot Online)