Blinken e thërret në telefon Vuçiqin, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 18:22
Blinken e thërret në telefon Vuçiqin, kjo është arsyeja

Se ka folur pasur sot një bisede telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç e përshkruan Vuçiq bisedën, Sekretari Blinken ka insistuar për qetësimin e  situatës në veri të Kosovës dhe e ka përkrahur plotësisht planin evropian për shtensionim.

Sipas një njoftimi, Vuçiq ia ka përmendur arrestimet e të dyshuarve serbë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it, duke i quajtur ato “arbitrare”. Lideri serb thuhet t’i ketë shprehur Blinkenit kërkesën për lirimin e të gjithë të arrestuarve për sulmet e kryera.

“I thash atij se Serbia po sillet seriozisht dhe përgjegjshëm, por që forcat speciale të policisë së Kosovës çdo ditë, krejtësisht në mënyrë arbitrare, arrestojnë pjesëtarë të popullit serb dhe i kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”.

“Po ashtu, theksova se dorëheqjet dhe largimi i kryetarëve të rremë nga ndërtesat në katër komunat në veri të Kosovës dhe gjithashtu e njësive speciale të Policisë së Kosovës, janë kyçe për qetësimin e tensioneve”, thuhet në një njoftim të publikuar në Instagram.

(Kosova Sot Online)