Kurti: Urime kryeministrit grek Mitsotakis për fitoren në zgjedhje

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 18:51
Kurti: Urime kryeministrit grek Mitsotakis për fitoren në zgjedhje

Homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, që e fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet parlamentare të Greqisë,  e ka uruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

Në urimin e Kurtit thuhet se mezi pres të forcojnë raportet në mes dy vendeve.

Urime kryeministrit grek @kmitsotakis për fitoren tuaj elektorale dhe mandatin e ri. Ju urojmë një mandat të dytë të suksesshëm si kryeministër dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin grek. Presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve tona”, thuhet në postimin e Kurtit.

Greqi është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën shtet.


Por dy shtetet kanë raporte diplomatike si dhe tregtare. 

(Kosova Sot Online)