Biden: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojmë të mbështesin mbrojtjen e Ukrainës

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 19:07
Biden: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojmë të mbështesin mbrojtjen e Ukrainës

Joe Biden tha se ka pasur telefonata me aleatët kryesorë për të “siguruar që ne jemi të gjithë në të njëjtën faqe” pas tentativës për rebelim në Rusi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

Presidenti amerikan tha se ishte dakorduar se Vladimir Putin nuk duhet t’i jepet “asnjë justifikim për të fajësuar Perëndimin” ose NATO-n.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë. Nuk kishim asnjë lidhje me të. Kjo ishte pjesë e një lufte brenda sistemit rus,” tha ai. Më herët, Moska tha se po heton nëse agjencitë perëndimore të spiunazhit kanë luajtur një rol në kryengritjen e grupit ëagner dy ditë më parë në Rusi.

Biden tha gjithashtu se atij iu dhanë përditësime orë pas ore gjatë rebelimit ‘jetëshkurtër’, i cili përfundoi të shtunën. Biden shtoi gjithashtu se kishte qenë në kontakt të ngushtë edhe me Zelenskyn.

“Unë i thashë atij se pavarësisht se çfarë ndodhi në Rusi… ne Shtetet e Bashkuara do të vazhdojmë të mbështesim mbrojtjen e Ukrainës dhe sovranitetin dhe integritetin e saj territorial,” tha ai.

(Kosova Sot Online)