Në Zllatar të Prishtinës dy të lënduar nga të shtënat me armë

  • A.P /
  • 26 June 2023 - 21:47
Në Zllatar të Prishtinës dy të lënduar nga të shtënat me armë

Raportohet se sot në fshatin Zllatar të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë, ku dy persona kanë mbetur të  lënduar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo gjuajtje me armë ka ndodhur rreth orës 18:00.

Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona”.

“Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur. Të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)