Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Shkumbin

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 08:21
Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në lumin Shkumbin në afërsi të fshatit Papër në Elbasan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket 46-vjeçarit B. P..

Para disa ditësh vëllai i tij, ka njoftuar se 46 vjeçari, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Shërbimet e Policisë së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin dhe vetëm mbrëmjen e sotme kanë mundur të gjejnë trupin e pajetë.

(Kosova Sot Online)