Nga ora 11:30 bllokohet rruga në Graçanicë, shkak protesta nga serbët

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 09:08
Nga ora 11:30 bllokohet rruga në Graçanicë, shkak protesta nga serbët

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën Prishtinë-Gjilan, përcjell “Kosova

Kjo për shkak të një proteste të paralajmëruar nga serbët.

Rruga do të mbyllet nga ora 11:30 dhe nuk do të jetë e qarkullueshme deri në përfundim të protestës.

Policia ka kërkuar nga pjesmarrësit në trafik, të shfrytëzojnë rrugët alternative deri sa të përfundojë protesta.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për bllokim të rrugës

Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative.

(Kosova Sot Online)