Mediumi proqeveritar: Serbët sot në tubimet e Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut dalin me deklaratën e Vidovdanit

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 09:31
Mediumi proqeveritar: Serbët sot në tubimet e Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut dalin me deklaratën e Vidovdanit

“Kosovo Online” raporton se serbët e komunave në veri të Kosovës dhe në mjediset në pjesë jugore do të organizojnë tubime në të cilat do të dalin me Deklaratën e Vidovdanit.

Tubimi i serbëve në veri të Kosovës do të mbahet në sheshin “Vëllezërit Miliq” në veri të Mitrovicës në mesditë, raporton mediumi proqeveritar serb “Kosovo Online”.

Në të njëjtën kohë, serbët do të mblidhen gjithashtu në një tubim në Graçanicë.

Mediumi i dirigjuar nga pushteti në Beograd thotë se në të dy tubimet “do të lexohet deklarata e Vidovdanit e popullit serb dhe serbët do të dërgojnë edhe një herë ‘mesazhet e tyre të qarta'”.

(Kosova Sot Online)