Lipjan: Theren me thikë dy persona për shkak të një borxhi

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 10:08
Lipjan: Theren me thikë dy persona për shkak të një borxhi

Dy meshkuj janë sulmuar me thikë në fshatin Llugë të Lipjanit për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi nga të dyshuar meshkuj kosovarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka arrestuar dy persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar tri thika.

Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Fshati Llugë, Lipjan 26.06.2023 – 12:53. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime për shkak se ishin sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Dyshohet se deri te lëndimi kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një borxh. Të dyshuarit pasi e kanë kryer veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat për shkak të lëndimeve janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe janë sekuestruar tri (3) thika. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)