Kaçanik:E sulmon vëllain fizikisht dhe e bën për spital

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 10:29
Kaçanik:E sulmon vëllain fizikisht dhe e bën për spital

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi e sulmoi fizikisht vëllain e tij për shkak të një mosmarrëveshje, shkruan “Kosova Sot Online.

Pas sulmit viktima ka pranuar ndihmë mjekësore.

“Kaçanik 26.06.2023 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)