Zbulohet identiteti i biçiklistit i cili u godit për vdekje nga autobusi me targa të Kosovës

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 11:03
Zbulohet identiteti i biçiklistit i cili u godit për vdekje nga autobusi me targa të Kosovës

Një aksident fatal ka ndodhur sot në aksin “Rubik-Fang”, ku ka humbur jetën një 72-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Autobusi me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, me targa të Kosovës, ka përplasur të moshuarin me iniciale N. P., i cili po lëvizte me biçikletë.

Shoferi, 60-vjeçari kosovar me iniciale E. R., është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)