Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë vidhen para të gatshme

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 11:24
Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë vidhen para të gatshme

Një vjedhje e rëndë është kryer dje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë, ku në arkën e objektit dyshohet se janë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të arrestuar.

“Rr. “Salih Çitaku”, Podujevë 26.06.2023 – 08:00. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil është kryer një vjedhje nga arka e postës e cila gjendet brenda objektit. Nga arka dyshohet se janë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)