Vjosa Osmani në mesin liderëve të 13 shteteve të Europës Juglindore

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 12:00
Vjosa Osmani në mesin liderëve të 13 shteteve të Europës Juglindore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur nga homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq, në Samitin e krerëve të shteteve të Europës Juglindore, në Podgoricë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja Osmani i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës europiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

(Kosova Sot Online)