Von der Leyen bisedon me Kurtin, kërkon shtensionim dhe kthim në dialog

  • S.A /
  • 27 June 2023 - 12:11
Von der Leyen bisedon me Kurtin, kërkon shtensionim dhe kthim në dialog

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Albin Kurti, transmeton "Kosova Sot Online".

Ajo nëpërmjet një postimi në “Twitter” ka theksuar se në bisedë me Kurtin ka theksuar nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online )