Takimi me Ramën, Borrell: Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojë udhërrëfyesen

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 13:59
Takimi me Ramën, Borrell: Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojë udhërrëfyesen

Kryemnistri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për mediat me përfaqësuesin për politikën e jashtme Josep Borrell, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borrell falënderoi Ramen për ndihmën që ka dhënë për qetësimin e tensioneve Kosovë-Serbi.

Borell ka shtuar se duhet të merrën masa sa më të shpejta dhe sa me urgjente.

‘Të falënderoj ty për pjekjet për të gjetur në zgjidhje. E kam bërë të qartë dje në Luksemburg që palët duhet të gjejnë një mënyrë për të vërtetuar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojë udhërrëfyesen që është vënë në tavolinë,. Kjo situate kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejtë dhe urgjencë. Shtete anëtare janë dakord për këtë urgjencë dhe kanë humbur durimin dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Faleminderit Edi Rama që jeni këtu dhe ndani angazhimet dhe mbështetje dialogut për Kosovë.’- u shpreh Borrell.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se BE duhet të ketë më shumë vëmendje nga Ballkani Perëndimor.

(Kosova Sot Online)