Sveçla: Rama kontribuoi që tre policët të lirohen

  • E.K /
  • 27 June 2023 - 14:53
Sveçla: Rama kontribuoi që tre policët të lirohen

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se për lirimin e tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe ka dhënë kontribut kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se presioni për Serbinë ka qenë shumë i madh.

Më tej, ai theksoi se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodhë sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast. Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq”, ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online)