Ja pse Napoli zhgënjen keq multimiliarderët

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 21:17
Ja pse Napoli zhgënjen keq multimiliarderët

Ky qytet port italian sapo ka ndaluar superjahtet mbi 75 metra dhe miliarderët nuk janë të lumtur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” .

Napoli ka ndaluar superjahtet, duke shkaktuar një zhgënjim në kor nga multimiliarderët.

Porti i Napolit ka kufizuar hyrjen për disa anije këtë verë, duke ndaluar anijet që kalojnë 75 metra gjatësi. Disa administratorë të portit janë shprehur të zhgënjyer me rregullin, i cili është futur për arsye sigurie.

“Ka rregulla dhe ne i respektojmë ato, por në këtë rast duhet theksuar se pasojat e kësaj dispozite janë të konsiderueshme”, tha për Italy24,  Massimo Luise, një nga administratorët e skelës Mergellina.

“Është për të ardhur keq për Napolin, i cili është një qytet i veçantë plot kulturë dhe traditë… që nuk mund të mirëpresë më mysafirë të kalibrit të Leonardo DiCaprio, Johnny Depp, Jeff Bezos dhe Jennifer Lopez.”

Bernard Arnault - njeriu i dytë më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 140 miliardë eurosh - ishte një nga të parët që ra në kundërshtim me rregulloret e reja.

Symphony, anija 101 metra e gjatë dhe me gjashtë kuvertë, mbeti e bllokuar në Detin Tirren javën e kaluar pasi ekuipazhit iu tha se nuk do të lejohej të ankorohej në qytetin jugor italian.

Manjati i modës - i cili është CEO i kompanisë së mallrave luksoze LVMH dhe bashkëthemelues i Louis Vuitton - do të duhet të rrijë në bord. Për fat të mirë, nuk ka mungesë mundësish, përfshirë një kinema në natyrë dhe një pishinë me fund xhami.

Corriere della Sera raportoi se manjati mediatik Barry Diller gjithashtu ka hequr dorë nga Napoli si një destinacion pushimi.

Kufizimi i ri do të zbatohet për herë të parë këtë sezon veror.

(Kosova Sot Online)