Arrestohet një person pasi mori kredi duke paraqitur dokumente të falsifikuara

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 16:35
Arrestohet një person pasi mori kredi duke paraqitur dokumente të falsifikuara

Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, kanë trajtuar një informatë lidhur me një person i cili dyshohet të ketë aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar),  gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë,  të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara.

I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71,250 €uro. I dyshuari pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMË X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.

Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’.  I dyshuari  me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

(Kosova Sot Online)