Hoxha: Borelli dhe Hilli janë sekserë

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 17:12
Hoxha: Borelli dhe Hilli janë sekserë

Kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe ambasadorin amerikan në Beograd Christopher Hill, i ka quajtur "sekser", zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoxha i LV-së i ka kushtuar një postim në Facebook “logjikës” që, sipas tij, “me siguri” e ka Borelli.

“Logjika e Borrellit sekserët e tjerë me siguri është e tipit: për bombat që hedh Serbia, fajin e ka Kosova”, ka shkruar ai.

Me “me siguri”, Hoxha e ka vazhduar edhe pjesën tjetër të postimit. Sipas zyrtarit të LV-së që vepron në Tiranë, edhe nëse pyetën për gjenocidin ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve, Borell dhe Hill do t’i fajësonin këta popuj, e jo serbët.

“Po t’i pyesësh edhe më tej, me siguri Borrelli dhe Hilli do të thonë se dhe për gjenocidin serb mbi boshnjakët dhe shqiptarët, fajin e kanë këta të fundit sepse ekzistojnë. Po të mos ishin këta aty, serbët nuk do të kryenin krime”, shkruan Hoxha. 

(Kosova Sot Online)