Familjarët e të dyshuarit në Gjakovë thonë se vik*timat e rrahën

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 17:32
Familjarët e të dyshuarit në Gjakovë thonë se vik*timat e rrahën

Pas lëndimeve të marra dhe plagosjes, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë, Gjergj Gjokaj, është ende duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Familjarët e tij kanë dërguar pamje përmes së cilës pretendojnë se Gjokaj u rrah britalisht dhe u plagos me armë zjarri në këmbë po atë natë.

Ndaj tij tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë drejtuar Gjykatës, Gjokaj “me datën 25 qershor 2023 rreth orës 20:20min në fshatin Madanaj të Gjakovës, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin H. I. dhe B. I., nga fshati Madanaj dhe këtë për shkak të një kontesti pronësor”.

Image

(Kosova Sot Online)