Tymi i zjarreve në Kanada mbërrin edhe në këtë shtet

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 18:22
Tymi i zjarreve në Kanada mbërrin edhe në këtë shtet

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës Veriore, reja e tymit e shkaktuar nga zjarret pyjore, që dogjën të paktën 7,5 milionë hektarë pyje në Kanada ka mbërritur edhe në Evropën Jugore, veçanërisht në Galicia, në Spanjën Veriperëndimore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmi u konfirmua nga  meteorologu i MeteoGalicia, Carlos OItero, në televizionin publik RTVE, duke sinjalizuar se ”në nivel sipërfaqësor nuk ka ndryshime në cilësinë e ajrit”.

Eksperti shpjegoi se zjarret shumë intensive, të tilla si ato që goditën Kanadanë shumë përpara sezonit të zjarreve, janë të afta të “bartin tymin deri në nivelet e sipërme të atmosferës”.

Në këto nivele, rrymat e ajrit të njohura si ”rryma jet” mund ta transferojnë këtë re mijëra kilometra larg.

Modelet e parashikimit të cituara nga CNN tregojnë se tymi do të mbetet në atmosferën e sipërme mbi Evropë për pjesën më të madhe të javës.

(Kosova Sot Online)