Murati: Rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 19:35
Murati: Rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit

Rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit, ka deklaruar Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë deklaratë Murati e dha duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ai thotë se këtë e kanë thënë tash e një kohë.

Për këtë siç thotë ai kanë propozuar Ligjin për Çmimet Tavan, por sipas tij opozita po i mbron interesat e tregtarëve.

“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar”, ka deklaruar Murati. 

(Kosova Sot Online)