SHBA edhe 500 milionë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 19:37
SHBA  edhe 500 milionë dollarë të tjera ndihmë për Ukrainën

SHBA ka zbuluar një tjetër paketë mbështetjeje për Ukrainën, me vlerë deri në 500 milion dollarë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Paketa do të përfshijë automjete luftarake Bradley, transportues të blinduar të personelit Stryker dhe municione për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), tha Pentagoni.

SHBA ka qenë ofruesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i luftës.

(Kosova Sot Online)