Kuleba: Ishte vetëm çështje kohe para se dikush të sfidonte Putinin

  • A.P /
  • 27 June 2023 - 20:00
Kuleba: Ishte vetëm çështje kohe para se dikush të sfidonte Putinin

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se ishte e pashmangshme që dikush të sfidonte presidentin rus Vladimir Putin, duke iu referuar rebelimit të grupit Wagner, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për ne, ka qenë gjithmonë shumë e qartë se është vetëm çështje kohe kur dikush në Rusi do të guxojë të sfidojë Putinin. Sepse ne pamë se si fuqia dhe autoriteti i tij po tkurret dhe se si Rusia po hyn në turbulenca shumë të vështira. Kështu që Prigozhin është vetëm i pari që guxoi, por nuk kam dyshim se të tjerët do të ndjekin një mënyrë apo tjetër”, tha Kuleba në një intervistë për CNN të marten.

Kuleba theksoi gjithashtu se goditja bërthamore e Putinit është arma e fundit në arsenalin e tij.

“Sinqerisht, unë besoj se frika nga armët bërthamore është argumenti i fundit që Putin ka në librin e tij… Ai shteroi të gjitha argumentet e tjera,” shtoi kryediplomati i Ukrainës.

(Kosova Sot Online)