Presidentja Osmani jep lajmin e madh: Veriu ka zgjidhje

  • a.p /
  • 27 June 2023 - 20:38
Presidentja Osmani jep lajmin e madh: Veriu ka zgjidhje

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se sa i përket situatës në veri të Kosovës, është me rëndësi që shteti ta gjejë zgjidhjen bashkë me aleatët e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke rikujtuar se kjo krizë është shkaktuar nga Serbia, Osmani tha se Kosova është në të drejtën e saj, në kontekst të sundimit të ligjit e sovranitetit.

Duke folur për zgjedhjet e reja në komunat në veri, ajo tha se ligji parasheh disa situata për zgjedhjet e parakohshme, e që një prej tyre, sipas saj, është më e mira sepse siguron edhe pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në ato komuna.

"Kjo ka të bëjë me nënshkrimin e një peticioni nga 20 % e votuesve nga secila prej këtyre komunave. Mendoj se nëpërmjet kësaj, krijohet detyrim ligjor për institucionet, por edhe ne po tregojmë vullnet politik për një gjë të tillë”, tha Osmani, sa ishte në Podgoricë në Samitin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Sipas saj, kjo hapë rrugën për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve serbë në zgjedhje dhe për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

(Kosova Sot Online)