Prizren: Vdes foshnja, arrestohen tre mjekë

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 09:39
Prizren: Vdes foshnja, arrestohen tre mjekë

Një person është ankuar në polici se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, pas disa minutash foshnja ka vdekur, përcjell "Kosova Sot Online".

Ndërsa, janë arrestuar tre mjekë lidhur me këtë rast.

 Dyshohet se deri te vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar  meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)