Vuçiq: Perëndimorët do ta sjellin gati statutin për Asociacionin

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 09:42
Vuçiq: Perëndimorët do ta sjellin gati statutin për Asociacionin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq,  tegoi se shumë shpejt perëndimi do të dalë me një tekst për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne as do të pyetemi fare për atë”, u shpreh ai duke përsëritur frazën e zakonshme se pret një presion të jashtëzakonshëm në ditët në vijim. “Pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritshmërive të tyre”, shtoi presidenti serb.

(Kosova Sot Online)