Petkoviq: Tash është momenti për Asociacionin

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 10:31
Petkoviq: Tash është momenti për Asociacionin

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, tregoi se serbët po presin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përcjell "Kosova Sot Online".

Petkoviq tha se “tani është momenti nëse do të ndodhë apo jo”.

“Nëse nuk do të formohet, ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha ai.

“Vetëm kur të shohim lëvizjet dhe masat konkrete të shpallura nga BE-ja dhe SHBA-ja, do të kuptojmë se është synimi për ta frenuar Kurtin”, tha Petkoviq.

(Kosova Sot Online)