Dy vjeçari nga Mitrovica bie në një pusetë

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 10:53
Dy vjeçari nga Mitrovica bie në një pusetë

Një dy vjeçar ka rënë dje në një pusetë në Mitrovicë dhe si pasojë ka marr lëndime trupore, përcjell "Kosova Sot Online".

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Rasti lidhur me këtë ngjarje është në hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në afërsi të një objekti kolektiv, një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer punime në rrjetin e kanalizimit dhe kishte lënë një pusetë të hapur (pa kapak). Si pasojë e kësaj djali i ankuesit i moshës dyvjeçare kishte rënë në të dhe kishte pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e QKMF dhe më pas është liruar për në shtëpi”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)