Tërnava takohet me shefin e EULEX-it: Sot është Bajrami, ndërsa rrugët në Graçanicë janë të bllokuara, nuk është në rregull

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 11:26
Tërnava takohet me shefin e EULEX-it:  Sot është Bajrami, ndërsa rrugët në Graçanicë janë të bllokuara, nuk është në rregull

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në Bashkësinë Islame ka pritur shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano me rastin e festës së Kurban Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Tërnava e Barbano folën edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

Tërnava tha se në Kosovë s’mund të ketë dy kushtetuta e dy ligje, duke uruar që situata të kthehet në normalitet.

“Uroj që situata në veri të vendit të kthehet në normalitet. Në Kosovë s’mund të ketë dy ligje, dy kushtetuta. Duke pasur parasysh edhe specifikat që mund t’i kenë komunitetet, shembull sot është ditë Bajrami ndërsa rrugët në Graçanicë janë të bllokuara. Nuk është në rregull”, tha Tërnava.

(Kosova Sot Online)