'Me kryq në gjoks, në një prej vendeve arabe', avokati uron Bajramin në formë unike

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 11:55
'Me kryq në gjoks, në një prej vendeve arabe', avokati uron Bajramin në formë unike

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka uruar për festën e Kurban Bajramit, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka postuar një foto nga vendet arabe me bashkëshorten e tij, duke thënë se ua uron Bajramin të gjithëve, sepse siç ka shkruar, "se me kryq në gjoks, në një prej vendeve arabe, së bashku me Meritën po përçojmë porosi të paqës dhe harmonisë fetare" .

Shkrimi i tij:

Gëzuar të gjithëve Festa e Bajramit!

Qëllimisht po e them të gjithëve, se me kryq në gjoks, në një prej vendeve arabe, së bashku me Meritën po përçojmë porosi të paqës dhe harmonisë fetare.

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare janë vlera të kombit tonë!

(Kosova Sot Online)