Pësoi arrest kardiak teksa po lahej, vdes një person në Velipojë

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 15:26
Pësoi arrest kardiak teksa po lahej, vdes një person në Velipojë

Një 82 vjeçar dyshohet se e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak përderisa ishte duke u larë në det në Velipojë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ai është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Velipojës.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.