Deputeti gjerman: Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim

  • E.K /
  • 28 June 2023 - 18:01
Deputeti gjerman: Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, ka thënë se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë një gabim, përcjell "Kosova Sot Online".

Abraham ka thënë se mbyllja e një syri përballë problemit real dhe presioni tek pala më e dobët nuk ka fonksionuar kurrë.

 “Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë gabim. Mbyllja e njërit sy ndaj problemit të vërtetë dhe presioni ndaj anës së dobët nuk ka funksionuar kurrë”, ka shkruar Abraham.

(Kosova Sot Online)