Gazetarja e amerikane kundërshton masat ndëshkuese ndaj Kosovës: Merren masa ndaj Prishtinës, kur ushtarët e KFOR u plagosën me armë serbe

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 09:14
Gazetarja e amerikane  kundërshton masat ndëshkuese ndaj Kosovës: Merren masa ndaj Prishtinës, kur ushtarët e KFOR u plagosën me armë serbe

Një ditë më parë BE ka paralajmëruar masa e sanksione kundrejt Kosovës, lidhur me tensionet në veri të vendit, transmeton "Kosova Sot Online".

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar gazetarja e “New York Times”, Valerie Hopkins, e cila e ka konsideruar të çuditshëm faktin që masat merren ndaj Kosovës, kur lëndimet e ushtarëve të KFOR-it erdhën nga armë të prodhuara në Serbi.

“Wow – mes gjithë dramës në Rusi, ia vlen t’i kushtohet vëmendje kësaj. BE-ja sapo e ka ndëshkuar Kosovën për paqëndrueshmërinë në veri të Kosovës – edhe pse trupat e NATO-s të plagosur gjatë trazirave të majit u plagosën nga armët e prodhuara në Serbi,armë që asnjë vend i NATO-s nuk i prodhon”, ka shkruar Hopkins në Twitter.

(Kosova Sot Online )