Besimtarit i ikën nga duart kurbani, krijohet  momenti qesharak kur detyrohet për ta ndjekur

  • 29 June 2023 - 10:36
Besimtarit i ikën nga duart kurbani, krijohet  momenti qesharak kur detyrohet për ta ndjekur

 

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën mëngjesin e djeshëm mbushën xhamitë dhe kryen lutjet në ditën e Kurban Bajramit, transmeton "Kosova Sot Online".

Dita e Kurban Bajramit shënohet me flijimin e një kafshe dhe shpërndarjen e ndihmave për të varfrit në mënyrë që edhe ata të festojnë këtë ditë të rëndësishme të kalendarit fetar.

E një qytetari në Francë, duket se jo gjithçka i ka shkuar mirë. Teksa në dorë po mbante kurbanin, për një moment ai i ikën nga duart. I njëjti vrapoi pas tij, dhe nuk bëri të ditur se a arriti ta kap përsëri.

(Kosova Sot Online )