Ministri Sveçla e godet ashpër Nenad Rashiqin për “Mbrojtjen Civile” dhe Brigadën e Veriut”: Secili anëtar i tyre do të hetohet

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 12:37
Ministri Sveçla e godet ashpër Nenad Rashiqin për “Mbrojtjen Civile” dhe Brigadën e Veriut”: Secili anëtar i tyre do të hetohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkëbisedimi me qytetarët në veri është krucial, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas tij, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, përmes dhunës e kërcënimeve po e pamundësojnë bashkëpunimin me qytetarë atje. “Prona, jeta, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë atje po rrezikohet cdo ditë nga pjesëtarë të këtyre dy grupeve”, tha Sveçla.

Tutje, ai th se sjellja para drejtësisë e këtyre grupeve që sipas tij, kanë shkaktuar vepra të panumërta penale, do të sjellë rezultate.

“Ky vendim nuk prek askënd i cili deri në momentin e shpalljes si organizata terroriste kanë qenë pjesëtarë të këtyre dy organizatave e s’kanë kryer vepra penale tashmë”.

“Pra, s’vihen në rrezik pjesëtarët e këtyre organizatave që janë integruar apo amnistuar më herët. Nuk ka prapa-veprueshmëri”, tha Sveçla. Sveçla më tej tha se secili që është pjesë e këtyre organizatave do të jetë subjekt i hetimit dhe përndjekjes së organeve të drejtësisë.

“Janë organet adekuate që bëjnë vlerësimet e nevojshme për secilin akt dhe secilin pjesëmarrës të këtyre organizatave”, tha ai. Pro këtij vendimi ishte i gjithë kabineti qeveritar, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.

(Kosova Sot Online )