'Kujdes, mund të përfundosh në gjykatë', ministri Faton Peci kërcënon zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi  

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 13:41
'Kujdes, mund të përfundosh në gjykatë', ministri Faton Peci kërcënon zëvendëskryeministren  Emilija Rexhepi  

Një përplasje e papritur ka ndodhur të  në mbledhjen e sotme të qeverisë në mes të zëvendëskryeministres Emilija Rexhepi dhe ministrit 

Bëhej fjalë për një autorizim që po e kërkonte ministri Peci nga presidentja Vjosa Osmani për një marrëveshje në mes të ministrisë së tij dhe GIZ-it gjerman.

Peci në fjalën e tij ka treguar për rëndësinë që e kishte një marrëveshje e tillë.

“Lidhja e kësaj marrëveshje është e rëndësishme sepse do të ndikojë në rritjen e punësimeve në zonat më pak të zhvilluara, rurale”, ka thënë Peci.

Së pari, ka folur edhe ministri Nenad Rashiq, i cili ka kërkuar kritere më pak të kushtueshme dhe të cilat do të favorizonin komunitetet pakicë.

Por, më pas ka reaguar Rexhepi, e cila ka përkrahur kërkesën e Rashiqit, duke i nisur kritikat ndaj Ministrisë së Bujqësisë për mospërkrahje të duhur të komuniteteve pakicë.

Peci është shprehur se që këto kritere të lehtësoheshin për komunitetet nuk ishte e mundur.

“Është krejt e pavërtetë ajo çka thotë znj. Rexhepi që komunitetet nuk kanë përfitu asgjë. Përkundrazi, kanë përfitu mjaft… Mjafton të shkosh në Mamushë… Ndërsa ato kërkesat që t’i i ke në vazhdimësi që unë të shndërrohem në një ministër siç ka qenë Rikallo, ajo nuk mund të realizohet”, ka thënë Peci.

Kurti në anën tjetër ka dhënë mendimin e tij. Ai duket se i ka dhënë të drejtë pikërisht Rashiqit, dhe jo ministrit Peci.

Kryeministri ka thënë se duhet mbështetur komunitetit, dhe veçanërisht komunitetin serb duke i thënë Rashiqit se i dukej e drejtë një gjë e tillë.

“I nderuari Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm. Mund të përfundoni në gjykatë”, i ka thënë Rexhepi ministrit Peci.

“Mendojmë që anëtarët e pakicës kanë të drejtë në buxhetin e shtetit të vet. Dhe në atë kontekst në gjithë këto vite kemi kërkuar që të zbuten kriteret për dhënien e projekteve për komunitetet joshumicë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online )