Zëvendësimi i policëve serbë në veri, ministri Sveçla tregon se ku ka mbetur procesi

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 13:32
Zëvendësimi i policëve serbë në veri, ministri Sveçla tregon se ku ka mbetur procesi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në në konferencë për media të mbajtur të enjten ka folur lidhur me konkurset e shpallura për zëvendësimin e zyrtarëve policorë të komuniteteve joshumicë në pjesën veriore të vendit, transmeton "Kosova Sot Online".

 Sveçla nuk ka përmendur shifra të aplikuesve në këto dy konkurse, por ka thënë se “një numër i caktuar i pjesëtarëve të komuniteteve kanë aplikuar”. 

“Trajnimi për kontingjentin e konkursit të parë është në përfundim e sipër. Shumica prej tyre janë serbë me përkatësi etnike dhe shumë shpejt do të jenë pjesë e Policisë së Kosovës dhe do të shërbejnë në veri Edhe konkursi i dytë ka përfunduar sa i përket aplikimeve dhe tashmë janë procedurat e tjera të cilat pastaj do të përcaktojnë se kush është i aftë për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës”, ka thënë ministri.

Çështja e pjesëmarrjes së serbëve në policinë në veri të Kosovës është aktuale qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur mbi 550 prej tyre kanë dhënë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe me targa të Kosovës.

(Kosova Sot Online )