Policia në aksion, konfiskohen një armë dhe targat e një veture në Mitrovicë të Veriut

  • S.A /
  • 29 June 2023 - 14:11
Policia në aksion, konfiskohen një armë dhe targat e një veture në Mitrovicë të Veriut

Një drejtues i një automjeti të dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “tre Rrokaqiejt” për keqpërdorim të targave, duke e drejtuar një veturë me targa “NP” -Novi Pazarit, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe targat.

Në anën tjetër një i dyshuar është shoqëruar në Policinë e Kosovës për intervistim.  Rastin e ka konfirmuar  zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

(Kosova Sot Online )