Mitrovicë e Veriut, Policia e ndali për keqpërdorim të targave, i gjejnë armë

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 15:09
Mitrovicë e Veriut, Policia e ndali për keqpërdorim të targave, i gjejnë armë


Një veturë është ndalur në rrugën e njohur si “Tre rrokaqiejtë” për keqpërdorim të targave, përcjell "Kosova Sot Online".

“Një veturë është hasur ndërsa më pas gjatë kontrollit në ulësen e shoferit është gjetur një armë me një karikator pa municion. Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt”, tha zëvendësdrejtori i policisë në Veri, Elshani.

Ai njoftoi se ndaj tij është iniciuar rast për “armëmbajtje pa leje” dhe i është shqiptuar një tiketë kundërvajtje për “keqpërdorim të targave”.

(Kosova Sot Online)