Vrau ish-gruan pas shpine, Apeli mbyll në burg përjetë Elton Bengajn

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 15:48
Vrau ish-gruan pas shpine, Apeli mbyll në burg përjetë Elton Bengajn

Burg përjetë është vendimi i lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë për Elton Bengajn (Metaj), i dënuar për vrasjen e ish-bashkëshortes Sabrina Bengaj. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor të një 2021. Ish-bashkëshorti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes me një armë zjarri kallashnikov në dorë duke e qëlluar për vdekje.

Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, ai e qëlloi disa herë me armë pas shpine ish-bashkëshorten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Elton Bengaj dhe Sabrina Bengaj kishin lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier, ku dhe iu mor jeta.

(Kosova Sot Online)