Motori del nga rruga në Korçë, vdes shoferi 60 vjeçar

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 17:25
Motori del nga rruga në Korçë, vdes shoferi 60 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, përcjell "Kosova Sot Online".

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga duke u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesi rreth 60 vjeç, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Rasti lidhur me këtë aksident është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)