Josep Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës, do të ketë pasoja

  • E.K /
  • 29 June 2023 - 17:41
Josep Borrell: Nëse nuk ka shtensionim të situatës, do të ketë pasoja


Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, ka folur para fillimit të samitit dyditor që ka nisur në Bruksel, përcjell "Kosova Sot Online".

Borrell foli edhe për Kosovën edhe Serbinë.

Ai theksoi se shtetet anëtare kanë vendosur që masat duhet të ndërmerren.

“Do t’i njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur eskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet”, tha Borrell.

( Kosova Sot Online)